Ish-ministri i Mbrojtjes zbardh “Letrën imagjinare” mes Ramës dhe Enver Hoxhës për mungesën e firmëtarëve të “Shqipërisë në NATO”
Bisedoi: Jonida Halili*

Ish-ministri Gazmend Oketa
Përvetësimi i meritave politike për realizimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut nga ana e Qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama në optikën e protagonistëve të 10 viteve më parë ngjan me veprimet që bënte dikur diktatori Enver Hoxha me partnerët e tij ndërkombëtarë. Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, që firmosi aktin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, thekson se me ceremoninë e së premtes, Edi Rama jo vetëm ia ka kaluar Enver Hoxhë por shkon edhe më larg derisa të përpilojë dhe komunikim imagjinar mes tij dhe Ramës. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Oketa në letrën imagjinare mes Ramës dhe Hoxhës i jep përgjigje dhe lidhjeve që ka Edi Rama kryeministër me sjelljet e tij autokrate, për të mos thënë diktatoriale.
Të premten ishte 10 vjetori i Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ajo që ra në sy në spotin e qeverisë ishte mungesa e një ftese për ish-krerët e shtetit të asaj kohe, kujtoj këtu ish-presidentin Bamir Topi, ish-kryeministrin Sali Berisha si arkitekt i asaj arritje, apo mungoi një ftesë për ju si ministrin që firmosi aktin e anëtarësimit. Si e komentoni këtë mungesë, a ishte e qëllimshme nga kryeministri Rama për të marrë merita që mbase nuk i takojnë?
Tingëllon si pyetje me sens humori anglez kjo e juaja, kur thoni se a ishte e qëllimshme apo jo mungesa e ftesës për ish përfaqësuesit e institucioneve të shtetit shqiptar? Z Rama nuk është nga ata që i bën gjërat pa asnjë qëllim. Me sa informacion kam nga disa kolegë, të vetmit individ që z. Rama i kishte çuar ftesë, ishte ish diktatori Enver Hoxha. Ai e kishte refuzuar duke i dhënë një përgjigje të gjatë dhe me disa arsye. Përgjigja ishte kjo: “I dashur shoku Rama, ti tashmë nuk ke më nevojë për prezencën time. Ti jovetëm që i ke përvetësuar mësimet e mia, por dhe ma ke kaluar. Ti, ashtu si unë, e bërë kuvendin e Shqipërisë monopartiak. Unë kisha vetëm PPSH në atë sallë, ndërsa ti ke vetëm Rilindjen, të cilën ndonjëherë sipas nevojës e quan edhe PS. Për të ulur nivelin intelektual të kuvendit, mua mu desh të vrisja shumë njerëz të shkolluar, ndërsa ti e mbushe kuvendin me kriminelë e trafikantë të cilët as nuk e kanë idenë çfar është shkollimi. Unë bëja zgjedhje sa për të thënë që demokracia e proletariatit funksionin, ti edhe këtu ma kalove. Ti i blen zgjedhjet. Votuesit të cilët nuk i blen dot, trafikantët që ke në koalicion i kërcënojnë, ata që nuk frikësohen, ti i pushon nga puna ose i gjobit biznesin. Unë kisha një sistem drejtësie të cilin e përdorja thjesht për të dënuar me pushkatim, burg apo internim kundërshtarët e mi politik, ndërsa ti nën preteksin e reformës, shkrive gjykatën kushtetuese e atë të lartë, e tani bën cfar të dojë qejfi me ligjet, tenderat apo koncesionet. Unë sa herë kisha nevojë, gjeja një grup armiqësor brënda partisë, edhe ti me ndryshimet e fundit në qeveri, i gjete nja tetë të tillë menjëherë. Kujdes me atë të punëve të jashtëme. Ka shumë mundësi të jetë koka e grupit. Jam menduar dhe unë disa herë ta prish Teatrin Kombëtar, dhe ti e di që unë, ashtu si ti, kur doja dicka, e bëja, por kisha frikë ti bëja kundër edhe artistët, prandaj e lashë teatrin dhe prisha bashkinë e vjetër. Ti qënke më trim se unë. Edhe pse gjoja je artist, as që e vret mendjen për artin. Ti prish teatër dhe bën kulla. Të bësh kulla është arti i vërtetë për ty. Lëre pastaj me mendian që je i paparë. Unë një stacion kisha, ti jovetëm që ke bërë një TV tënden, ERTV, por nuk ke lënë media pa përdorur për ti mbushur mendjen shqiptareëve se sa sa mirë jetojnë nën diktaturën tënde. Unë e lashë Shqipërinë pa infrastrukturë, ty të lumtë, edhe ato rrugë që bënë të tjerët, ti i takson dy herë, njëherë tek cmimi i karburantit dhe një herë me taksën e rrugës. Të pata thënë se shqiptarët janë popull i urtë dhe se reagojnë me vonesë. Po vetëm kujdes, se kur reagojnë, edhe në varr nuk të lënë rehat. Jam menduar gjatë, por nuk kam arritur ta kuptoj as unë se si ja mbush mendjen dhe ndërkombetarëve. Këtu nuk ma ke fajin ti që se kuptoj, se unë nuk pija as një kafe me ata, e jo më të rrija për dreka apo darka për ti treguar arritjet e revolucionit socialist. Nejse, për këtë flasim një herë tjetër. Tani po e mbyll se dole përsëri ti në televizor. Kujdes me fjalimet se ke filluar ta menderosësh. Rroftë partia. Përqafime. Komandanti.”
*Intervistën e plotë për “Koha Jonë” me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-ministër i Mbrojtjes mund ta lexoni nesër në “Koha Jonë”, versioni print.
KOHA JONË SONDAZH

