FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Islami: Loja e Ramës me vaksinat na kushtoi me 2137 jetë njerëzish

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami shprehet se që nga muaji dhjetor, kur Edi Rama pati mundësi të marrë vaksinën ruse kundër koronavirusit dhe deri më sot, kanë humbur jetën 2137 persona. Sipas tij, nëse qeveria “Rama” do të kishte parë interesin e qytetarëve, viktimat do të ishin më pak.

“Rama lëpiu atë që kishte pështyrë… nuk është hera e parë… për me tepër që është lëpirës “profesionist”… Por gjate kohës që u mendua për këtë lëpirje, pra nga fundi i dhjetorit 2020 deri më sot 22 mars 2021 kanë vdekur nga COVID19 gjithsej 2137 shqiptarë (me shumë gjasa janë më shume se shifra zyrtare nuk përfshin ato që kanë vdekur në shtëpi, në qendrat shëndetësore private, e tjerë) dhe janë infektuar 121200 shqiptarë…

Kjo LEPIRJE ka kushtuar 2137 jetë njerëzish dhe 121 200 të infektuar; s’po bëj llogarinë e shpenzimeve për ilaçe dhe shërbime të tjera kanë bërë shqiptarët për njerëzit e tyre të dashur! Tmerr. Kjo mjafton për ta hedhur ne Kazanin e Mbeturinave…”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?