FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Islami thirrje: Të largojmë aleancës e qelbësirave, Rama të ik

Deputeti demokrat Kastriot Islami në një postim në facebook, ju ka bërë thirrje atyre që e ndjenë veten të pastër, që të angazhohen në largimin e Kryeministrit Rama. Islami i cili është pro një qeverie teknike siç dhe opozita e kërkon, shton se si përfaqësues i aleancës së qelbësirave, Edi Rama u bë Kryeministër por sipas tij ka ardhur koha që kjo aleancë të largohet.

Postimi në facebook:

Edi Rama erdhi në pushtet si përfaqësues i Aleancës së Qelbësirave dhe u bë Kryeministër me banditët, kriminelët dhe perverset e saj. Qeverisja e tij ka kundërmuar tre vjet të gjithë shqiptarët pa dallim. Tashmë e fermentuar dhe kalbëzuar po shpërthen dhe ndot gjithçka duke rrezikuar të ardhmen e të gjithëve, duhet të marrin përgjigjen e merituar para se tentojnë të largohen! Kush e ndjen veten të pastër dhe të ndershëm të angazhohet për largimin e kësaj aleance të qelbësirave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?