FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja shtetet ku po fshihen kriminelët më të famshëm shqiptarë

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania, se mafia shqiptare është importuese vetë e sasive shumë të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika Latine pasi ka fituar besimin e Ndraghetas italiane dhe të furnitorëve të mëdhenj në Amerikën Latine.

Ai zbuloi se shqiptarët më të kërkuar fshihen kryesisht në Venezuelë, vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

“91 për qind e mallit që importohet nga Amerika Latine investohet në Evropë, në biznese, ndërtim apo argëtim. Mafia shqiptare është bërë importuese vetë në Itali, Spanjë apo Holandë duke arritur besueshmërinë tek Ndragheta me të cilën bashkëpunon apo edhe furnitorët e mëdhenj në Amerikën Latine. Shumë shqiptarë të  kërkuar strehohen në Venezuelë, ose flenë në Venezuelë dhe ditën i ke në Ekuador apo vende të tjera se nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Venezuelën”, tha Lita.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?