“Johannes Hahn, si ushtari që nuk e dinte se kish mbaruar Lufta e Dytë Botërore”
Gazetari Neritan Sejamini ka ironizuar qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, i cili edhe pas mesazheve të ardhura nga Gjermania për mos hapjen e negociatave, thotë se KE do të kërkojë çeljen e tyre për Shqipërinë.
“Johannes Hahn, qe deklaron se serish Komisioni do rekomandoje hapjen e negociatave me Shqipërinë, me kujton Hiroo Anoden, oficerin japonez te Luftes II Botërore që qëndroi në Filipine duke mos pranuar të dorëzohej deri ne vitin 1974, kur ish komandanti i tij ne Lufte u detyrua te shkonte ne Filipine për ta informuar se lufta kishte mbaruar 29 vjet me pare dhe ai ishte i liruar nga detyra”,- shkruan Sejamini në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

