FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku, mesazh për diasporën: Ju keni fuqinë të vendosni për një Shqipëri të drejtë

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm diasporës shqiptare, duke e konsideruar si një mundësi historike për të vendosur fatin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit.

Në një video-mesazh drejtuar bashkatdhetarëve jashtë vendit, Tabaku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në vendimmarrjen politike dhe përfaqësimin e saj real në Parlamentin e ardhshëm.

“Europa për mua nuk është një slogan, as retorikë politike. Europa është një besim, një rrugë që do ta çoj përpara çdo ditë në Parlament. Me besimin tuaj, me votën tuaj, nesër për një Shqipëri Europiane. Votoni Partinë Demokratike. Votoni për familjen shqiptare. Votoni për ndryshimin e një sistemi që nuk punon për shqiptarët”, thotë Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Jorida Tabaku (@jorida.tabaku)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?