Jozefina Topalli pritet me duartrokitje dhe përlotet para se të marrë fjalën në Kuvendin e PD-së

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, është pritur me entuziazëm e durtrokitje dhe të gjithë të pranishmit në Kuvendin e Partisë Demokratike janë ngritur në këmbë për të përshëndetur rikthimin e Topallit.

Kjo pritje e ka bërë Topallin të përlotet para se të merrte fjalën në Kuvendin e sotëm.

“Hera e fundit që kam qenë në një Kuvend të Partisë tonë, ka qenë pas zgjedhjeve të 2013. Ishim mësuar të ishim pjesë e një partie që fitonte zgjedhjet dhe sa herë PD fitonte, ne ishim në gjendje të bënim ndryshime për mirë. Kemi bërë edhe gabime dhe sot besoj ketu biem dakord të gjithë. Por ama në pushtet qeverisnim, në opozitë ishim të fortë dhe të vërtetë. Në vitet më të gjata e të vështira të opozitës para 2005, askush nuk na quajti për opozitë të rreme. Nuk e mendonim se mund të korruptoheshe një opozitë, nuk vinim gjoba; nuk shisnim misionin e opozitarizmit! Nuk këmbenim me zarfe vendet e deputetëve, e nuk digjnim mandate. Nuk i iknim përgjegjësive dhe nuk imagjinonim të hidhnim gaz ndaj njerëzve tanë. Ishim mësuar të benim beteja për të vërtetat tona, pavarësisht sa mund të kushtonte. Besonim se kishim për detyrë të ishim mbrojtësit e te drejtave e lirive te qytetarëve, gardiane të interesit publik; të mbanim nën kontroll qeverinë Ishim mësuar të mos tërhiqeshim as nga kërcënimet”, tha Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?