FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jubileu i gjimnazit “Ismail Qemali”, Veliaj: Jeni krenaria e qytetit

60-vjetori i gjimnazit “Ismail Qemalit” bëri bashkë sot, në një ditë festimesh për këtë jubilee, nxënës dhe mësues që studiojnë në këtë gjimnaz, si dhe personalitete të fushave të ndryshme, të cilët kanë përfunduar studimet e tyre ndër vite.

Në përvjetorin që përkon edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë, në mjediset e gjimnazit ikonë të Tiranës u zhvilluan një sërë aktivitetesh, ku nga nxënësit e veshur me kostume popullore dhe veshje kuq e zi u improvizuan skena e qëndisjes së flamurit nga Marigoja, por edhe momenti historik i firmosjes së Deklaratës së Pavarësisë nga Ismail Qemali.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, u bë pjesë e festimeve, tha se shumë arritje intelektuale të vendit tonë janë meritë e këtij gjimnazi. Ai kujtoi kohën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë dhe tha se sot 3 misionet e tij janë realizuar:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 1912-ën e pyesin Ismail Qemalin: Çfarë doni të arrini me këtë përpjekje për Shqipërinë? Ai thotë 3 gjëra: Duam që vatha jonë shqiptare të jetë e bashkuar në një shtet, duam që kombi ynë të valëvisë flamurin kuqezi dhe duam që shoqëria jonë të përparojë intelektualisht! Dy të parat janë realizuar, – ne kemi shtetin tonë, flamurin tonë, – ajo e treta, përparimi intelektual i shoqërisë tonë, është ajo që fatmirësisht ndodh në një shkollë që mban emrin “Ismail Qemali”. Ndaj, mirënjohja ime është e thellë për ata që para 60 vitesh shkelën në këtë shkollë, u diplomuan – ato ishin vite të vështira për Shqipërinë – po ai 60-vjetor, edhe pse përkon me moshën e gjyshërve tanë, për ta përkon me rininë e tyre, ndaj dhe do doja shumë që kjo shkollë, të vazhdojë dhe të jetë një motorr energjie e jashtëzakonshme për qytetin,” u shpreh Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Bashkisë dha edhe një detaj të rëndësishëm se si gjimnazi “Ismail Qemali” dhe historia e kësaj shkolle ka frymëzuar edhe seli diplomatike, si Ambasada Italiane, e cila një hapësirë të veçantë në godinën e re që po ndërtohet në Tiranë ia ka kushtuar pikërisht këtij gjimnazi të veçantë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?