Dosja për Elvis Roshin kalon në Gjykatë

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Dosja është përpiluar nga prokurori Enklid Gjini. Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve”. Regjistrimi penale ndaj tij është bërë pas kërkesës nga sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme më datë 9 qershor 2016.

Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhura nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810 nr.4810, për veprën e mësipërme penale.

Prokuroria bën me dije se është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese të Elvis Roshit për dënimin për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja. Gjithashtu bë vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?