KE ngel në klasë Shqipërinë, Mediu: Ka vetëm një përgjegjës, Rama dhe qeverisja e tij antikombëtare
Reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit janë tre arsyet më kryesore që kanë sjellë penalizimin e Shqipërisë duke mos ju hapur negociatat në 28 qershor. Në takimin e djeshëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i mbledhur në Luksemburg, vendet e BE kanë sugjeruar që vendimi të shtyhet një vit më vonë.
Pikërisht ky vendim ka nxitur reagimin e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili përmes rrjeteve sociale nuk i kursen akuzat ndaj qeverisë “Rama” për këtë dështim.
“Mos hapja e negociatave është një lajm shumë i keq për shqiptarët. Kushtet e vendosura për Shqipërinë, sidomos, korrupsioni dhe krimi i organizuar tregojnë qartësisht jo vetëm refuzimin, por dhe sa larg është qeveria Rama, ai vetë nga Europa.
Shitja e disfatës si sukses është sa e pamoralshme, aq edhe sfiduese karshi shqiptarëve dhe BE-së. Ka vetëm një përgjegjës – Rama dhe qeverisja jo vetëm anti-shqiptare, por edhe antikombëtare”- shprehet në reagimin e tij, kryerepublikani, Fatmir Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

