FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KE prezanton sot progres raportet për vendet kandidate në BE. Zbardhet dokumenti, çfarë parashikohet për Shqipërinë

Komisioni Evropian prezanton sot Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit. Paketa e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, do të prezantohen para deputetëve të Parlamentit Evropian, nga komisioneri për zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi.

Këshilli Evropian në progres raportin për negociatat në vendin tonë shprehet se Shqipëria ka bërë progres duke përmbushur kushtet e vendosura.

Këshilli ngarkoi Komisionin të raportonte mbi një numër çështjesh që do të trajtoheshin nga Shqipëria para Konferencës së parë Ndërqeveritare mbi negociatat e pranimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjithësi, dhe pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia COVID-19, Shqipëria ka vazhduar të tregojë përkushtimin e saj ndaj reformave të orientuara drejt BE-së dhe ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme. Ajo ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare”, thuhet në progres raport.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?