“Kërcënimet e Erdogan”, Manjani: Respekt për Haradinajn, Shqipëria neutralitet idiot
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shpreh vlerësimet e tij maksimale për qëndrimet e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj lidhur me përplasjen mes Ankarasë dhe Prishtinës që shkaktoi arrestimi i 6 shtetasve turq në Kosovë, të cilët u ekstraduan pa asnjë konsultim me kreun e Ekzekutivit të Kosovës.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Manjani thekson se miqve edhe kur shiten si vëllezër i duhet treguar vendi, duke iu referuar në këtë mënyrë kërcënimeve të Presidentit tur Erdogan ndaj kryeministrit kosovar Haradinaj.
“Respekt pa fund për qëndrimin dinjitoz të Kryeministrit Haradinaj! Miqve edhe kur shiten si vëllezër i duhet treguar vendi! Sado të fortë të hiqen! Turp për Republikën e Shqipërisë që me “neutralitetin” idiot del në anën e Erdoganit!”- shpreh Ylli Manjani në qëndrimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

