Kërkohet arrest për Saimir Tahirin
Apeli për Krimet e Rënda i dha lirinë, por Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të kthehet në burg.
Kërkesa për arrest me burg, lidhet me hetimet e nisura ndaj Tahirit, për trafik droge në bashkëpunim me grupet kriminale. Rekursi i dytë është për vendimin që i ktheu pasaportën Saimir Tahirit, pra në këtë rast prokuroria kërkon sërish bllokimin e pasaportës së ish-ministrit.
Kujtojmë se ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës dhe bashkëpunim me grupin e famshëm kriminal të Habilajve, kushërinj të largët të ish deputetit. Beteja mes prokurorisë dhe Tahirit ka nisur që vitin e kaluar, fillimisht në godinën e kryesisë së kuvendit, atje ku deputetët e maxhorancës nuk e miratuan kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të Tahirit, që ky i fundit të dilte përballë gjykatës me kërkesë arrestimin e tij (kërkesë kjo e prokurorisë së krimeve të rënda).
Më tutje Tahiri dha dorëheqjen nga mandati si deputet, disa muaj më vonë pas përjashtimit të tij nga Partia Socialiste. Tahiri tha se do të përballej i vetëm me drejtësinë për të provuar se është i pafajshëm.
KOHA JONË SONDAZH

