Kërpaçi: Rama provoi se është drejtuesi i qeverisë së Drogës

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi deklaroi sot se me votimin në Kuvend, PS dhe qeveria “Rama” faktuan se janë mbrotjës të krimit dhe të drogës.

Në një koment në Facebook, Kërpaçi shprehet se Rama provoi se është në shërbim të drogës dhe bandave kriminale.

Postimi i plotë i deputetes së LSI në Kuvend:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendosja e Edi Ramës në shërbim të interesave të oligarkëve, krimit dhe trafikantëve të drogës është e vetmja arsye pse Shqiptarët sot po jetojnë aq keq sa nuk shohin asnjë fije shprese për përmirësimin e jetës së tyre në të ardhmen!
Është faji i Edi Ramës fakti që sot Shqiptarët nuk kanë as punë, as shtet, as mirëqenie!
Është faji i Edi Ramës fakti që sot cilësia e arsimit është në nivelet më të ulëta!
Është faji i Edi Ramës fakti që Shëndetësia është më keq se çka qenë 1 shekull më parë!
Kjo qeveri ka ndihmuar bandat të lulëzojnë dhe sot krimi i errët që po gërryen Shqipërinë çdo ditë si sëmundje e rëndë pa shërim është vendosur në karriget më të larta të pushtetit!
As mos mendoni o njerëz të thjeshtë dhe me shumë halle, se kjo qeveri do të mendoj apo punojë për ju!
As mos mendoni o Rini, se kjo qeveri do tua bëj jetën më të mirë në Shqipëri!
Sot në Parlamentin e Shqipërisë,
KryeMbrojtësi-IKapoBandave, vazhdoi mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të tij të pushtetit, mbrojtjen e kriminelëve dhe bandave!
Kjo e Edi Ramës nuk është qeveri e majtë, sepse vetëm sociale e në interes të njerëzve të thjeshtë nuk është!✖️
Edi Rama është Qeveria e Krimit dhe Qeveria e Mjerimit!✖️

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?