Kërpaci: Show e ERTV, rinia po ikën masivisht në Gjermani. Të rrëzojmë Ramën
Në pikun e debatit të largimit të rinisë nga vendi, deputetja e LSI-së Floida Kërpaci, thotë se largimi i takon kreut të qeverisë, pasi dështoi me negociatat e BE-së dhe se nuk i ka sjellë asnjë ditë të mirë qytetarit të thjeshtë.
”Nuk ka pse të largohet rinia dhe qytetarët Shqiptarë, të largohet Edi Rama dhe qeveria e tij! Kanë dështuar në moshapjen e negociatave, dhe nuk kanë sjellë asnjë ditë të mirë për qytetarët e thjeshtë”,-shkruan Kërpaci në facebook.
Nga ana tjetër, kryetarja e LRI-së, ndan edhe diskutimet nga takimet që ka me të rinjtë, që sipas saj janë regjistruar në masë në kurset e Gjermanishtes. ”Në diskutimet e mia me çdo të ri sot, të ekselences ose jo, dëgjon me dhimbje sesi janë regjistruar masivisht në kurset e Gjermanishtes dhe jo vetëm, mjafton të jetë një vend i huaj ku të largohen, pavarësisht 1001 vështirësive”.
Më tej deputetja e LSI-së shton se: ”Show e ERTV, i kanë ardhur në majë të hundës të gjithëve që në realitet nuk kanë bukë të hanë, që nuk kanë mundësi të çojnë fëmijët në shkollë, që nuk mbijetojnë dot, dhe si kusur duhet të degjojnë dhe brroçkullat e kryeministrit që në asnjë moment nuk i shërben njerëzve që kanë nevojë, por një grusht Pasanikesh që i shërbejnë vetëm Edi Ramës”.
KOHA JONË SONDAZH

