Këshilli i Integrimit, Vlahutin: Negociatat, jo dhuratë
Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku është e pranishme edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Ambasadorja theksoi se hapja e negociatave për Shqipërinë, nuk do të vijë si një dhuratë, por duhet të jetë një instrument për të avancuar më tej.
“Javën e kaluar, Mogherini theksoi se Shqipëria ka një mundësi reale për të ecur përpara drejt hapjes së negociatave. Shqipëria ka një mundësi reale për hapjen e negociatave. Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme me reformën në drejtësi. Muajt në vijim do të jenë intensiv për Shqipërinë. Në momentin që këshilli vendos që bisedimet të vazhdojmë roli i parlamentit do të jetë edhe më i rëndësishëm. Negociatat nuk janë një dhuratë, por janë një instrument”, u shpreh Vlahutin.
Vlahutin bëri me dije se axhenda e bashkëpunimit do të jetë edhe kryefjala e samitit që do të zhvillohet në muajin maj në Sofje.
Ministri i Europës dhe Punëve me Jashtme, Ditmir Bushati tha në fjalën e tij se situata brenda BE-së nuk është në favor të Ballkanit, por vendosja e një afati dhe një datë në horizont i motivon vendet kandidate. Bushati tha se Shqipëria pret rekomandimin në prill.
“Mbetemi me shpresë që në prill komisioni do të rekomandojë nisjen e këtij procesi bazuar mbi logjikën e rekomandimit të 2016. Besojmë që KE do të përshkruajë reformat në dy vitet e fundit”, tha Bushati. Më tej tha se reforma në drejtësi do të vendos edhe një standard të ri për fqinjët, ndërsa tha se është bërë progres edhe në reformën e administratës publike.
KOHA JONË SONDAZH

