Kina do ndërtojë qendër për zhvillimin bujqësor në Shqipëri. Rama ofron portet

Kryeministri Edi Rama u takua të premten me Kryeministrin e Kinës Li Keqiang. Takimi u zhvillua në Sofje, Bullgari, ku po mbahet Samiti në kuadër të Nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën Qendrore dhe Lindore, e njohur si Nisma 16+1. Nisma e Kinës synon shtrirjen e ekonomisë së saj në pjesën kryesore të vendeve të Ballkanit dhe BE.

Media shtetërore kineze ka zbardhur një pjesë të bisedimeve mes dy delegacioneve. Pala shqiptarë, nuk ka dhënë veç fotove të takimit, nuk ka dhënë asnjë informacion mbi detajet e bisedimeve të dy delegacioneve.

Kryeministri kinez ka folur për disa projekte konkrete që do të zhvillohen mes dy vendeve. Ai ka përmendur ngritjen e një qendre për mekanizmat bujqësore dhe projekte në parandalimin e katastrofave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kina, tha kryeministri Keqiang, është e gatshme të thellojë bashkëpunimin praktik me Shqipërinë mbi bazën e respektit reciprok dhe barazisë. Ai shtoi e Kina do të punojë me Shqipërinë për të ndërtuar në qendër bujqësore, dhe për të përmirësuar bashkëpunimin në shfrytëzimin e burimeve ujore dhe parandalimin e katastrofave. Ajo gjithashtu e quajti gatishmërinë e Kinës për të inkurajuar bizneset konkurruese kineze për të investuar në Shqipëri për rezultate të favorshme”, raporton agjencia kineze xinhuanet.com.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kinën. Ai ka përmendur projekte në fushën e bujqësisë, por edhe portet. “Rama tha se të dy vendet gëzojnë perspektivë të gjerë bashkëpunimi dhe Shqipëria shikon përpara për të punuar me Kinën për të vijuar më tej, me konsensus dypalësh, bashkëpunimin në fusha të kërkimit si bujqësia, energjisë, burimeve ujore dhe portet”, raporton agjencia kineze e lajmeve.

Kina është një fuqia kryesore ekonominë në botë dhe zgjerimi i aktivitetit ekonomik të saj bazohet pikërisht të portet për shkëmbimin e mallrave.

Shqipëria dhe Kina në vitin 2019 do të festojnë 70-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike. Dy kryeministrat kanë diskutuar dhe për aktivitete dhe marrëdhënie bashkëpunimi që do të nënshkruhen në këtë përvjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?