Kisha Ortodokse: Lutemi që Qeveria të plotësojë kërkesat e studentëve

Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka reaguar për protestat e studentëve që protestojnë prej 10 ditësh. Në një reagim për mediat, Kisha Ortodokse e Shqipërisë shprehet se qeveria dhe autoritetet përkatëse “të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre”.

Deklaratë e Kishës Ortodokse

“Shprehim respektin tonë për lëvizjen e studentëve, si një shenjë e rëndësishme përgjegjshmërie për të tashmen dhe për të ardhmen e tyre, si edhe të vendit tonë. Shqetësimet dhe kërkesat e tyre për të pasur një arsimim të përballueshëm financiarisht për të gjithë, me dinjitet dhe me kushte normale është një gur themeli për përparimin e shoqërisë sonë. Pa një rini të mirëarsimuar dhe pa një meritokraci në vlerësimin e tyre nuk mund të ketë një zhvillim normal ekonomik dhe shoqëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresojmë dhe lutemi që qeveria dhe autoritetet përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?