FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Klevis Balliu: Zvarrë do të tërheqim o Taulant Balla!

Menjëherë pas deklaratës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se data e zgjedhjeve 30 qershor nuk do të ndryshojë, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Në një status në Facebook, Balliu shkruan: Shërbëtor i krimit dhe trafikantëve Taulant Balla. Na flisni me bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend. Taulant, meqënëse po dilni të gjithë si RILINDAS në kor të thoni se do ketë zgjedhje dhe se luan topi. Po të them këtë. Nuk ka zgjedhje me një parti. Nuk ka rikthim të votimeve komuniste. Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç. As vetë ju sdo votoni, as ti o Taulant nuk do votosh. Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri. PROVOJENI“.

Numri dy i PS, Tallant Balla është shprehur në një takim me socialistët në Cërrik, se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor dhe këtë datë nuk e luan topi.“Më 31 maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit”,- deklaroi kreu i deputetëve të PS, Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?