Knut Fleckenstein iku duke lajmëruar edhe ikjen e mikut të tij në Tiranë

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein tregoi përmes një mesazhi në “Twitter”, të postuar vetëm pak pas shpalljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, se nuk do të jetë më eurodeputet.

Por, ligjvënësi gjerman shton se, pavarësisht kësaj, angazhimi i tij me Europën e sidomos rajonin e Ballkanit nuk ka për të përfunduar.

“Sipas perllogaritjeve të para, unë nuk do të kthehem në Parlamentin Europian. Por, do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion, javën e ardhshme”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai iku, por po merr me vehte edhe mikun e tij Edi Ramën, të cilit po i vjen fundi i pushtetit para 30 qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?