FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koço Kokëdhima: Rama në “Financial Times” lau duart si Ponc Pilati

Nga Koço Kokëdhima

Pak ditë më parë kryeministri iu drejtua BE-së dhe gazetës më të madhe ekonomike në Europë, “Financial Times”. Hyrjen e opinionit e ka qëndisur sikur të ishte sherifi i dhjerë i Zululandit. Rama e pranon me bisht në shalë atë që e mohonte si virgjëreshë dhe sy për sy me gjithkënd deri dje. “Jam i vetëdijshëm se, nëse përmend Shqipërinë, disa njerëzve u shkon menjëherë mendja te droga dhe krimi”- shkruan me dorën e tij.
Këtë të vërtetë që bënte mú prej vitesh, nuk e thonë më vetëm Kryetari i ZGJIDHJA-s, dhjetëra media, shoqata dhe parti opozitare, ata mijëra emigrantë shqiptarë që po lënë vendin e pajetueshëm nga politikat e Rilindjes. Këtë “konstatim” fatal e bën dora vetë, Kryeministri i Shqipërisë në gazetën me prestigjoze britanike. O tempora, o mores! Rama bën fajtore edhe vetë Europën për mafian e drogës në Shqipëri. Argumenti është sa amatoresk, naiv, dinak e diabolik, por aq edhe hipokrit: “Qeveritë e vendeve europiane duhet po ashtu të mbajnë pjesë të përgjegjësisë për t’i çuar (kriminelet shqiptare) përpara drejtësisë.” Pika kulminante në opinion arrin kur shefi i Rilindjes e pranon se kemi një mafie të atillë kanabisi që është e aftë të blejë e korruptojë gjithçka jo vetem në Shqipëri, por edhe vetë vendet europiane. A nuk është ky pranimi i asaj që denonconte vazhdimisht ZGJIDHJA se paratë e mafias u përdoren masivisht nga Rama e Tahiri edhe në zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri siç del edhe nga përgjimet e hetuesisë italiane? Vini re, frikën dhe panikun e Ramës tani që e shikon se të gjithë po drejtojnë gishtin nga ai, sepse e dinë mirë se kryeministri është përgjegjësi numër një për kanabizimin e Shqipërisë dhe trafikun e drogës në vitet 2015-2017 dhe tani kërkon të dalë i larë si Ponc Pilati. Ai shkruan: “Ndoshta, shumë prej tyre (mafiozë shqiptarë) jetojnë diku gjetkë në Europë, duke pretenduar se janë tregtarë të ligjshëm. Por mos u gaboni. Ata janë kriminelë, bizneset ndërkombëtare të të cilëve skllavërojnë njerëz e bëjnë kërdinë kudo. Ata nuk do e mendojnë dy herë të përdorin pasurinë për të blerë influencë”.
Kjo është saktësisht gjëja që ndodhi në Shqipëri. Rilindja nuk e mendoi dy herë të përdorte paratë e drogës dhe të korrupsionit për të blerë këdo, për të kompromentuar të gjitha institucionet dhe për të skllavëruar njerëzit e varfër e të këputur të Shqipërisë që nga fushat e kanabisit e deri te qendrat e votimit. Edi Rama shpreson se nuk do japë llogari. Do përpiqet të heqë qafe ca nga të vetët, të përdorë sherbimet dhe drejtësinë për të burgosur e damkosur ca peshq të mëdhenj e të vegjël të Rilindjes, të cilët do t’i përjashtojë edhe nga funksionet politike, për të thënë pastaj që çdo berr varet nga këmbët e tij, Rilindja u pastrua dhe se ai s’ka patur asnjë lidhje me pjesën e pistë të saj, as me drogën dhe korrupsionin! Letra e hapur e kryeministrit shqiptar drejtuar 28 homologëve të vendeve anëtare të BE-së, mbyllej: “Ne kërkojmë ndihmën tuaj, e në këmbim, ofrojmë tonën, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i çuar përpara drejtësisë”.
Rama duhet të zgjedhë të ikë në paqe. Gjithsesi ai duhet të ikë! Bashkohuni me ZGJIDHJA-n për t’i dhënë fund kësaj tragjedie kombëtare që quhet Rilindja!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?