FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kokaina”, Donald Lu: Arbër Cekaj “peshk i madh”, të vihet para drejtësisë

Në një prononcim ekskluziv për televiozinin “News 24”, ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, si dhe deklaratën e pronarit të “Arbri Garden” nga Gjermania se ai nuk është një “peshk i madh”.

Lidhur me këto çështje, diplomati amerikan Donald Lu është shprehur se Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është “peshk i madh” dhe i ka bërë thirrje partnerëve ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë.

Z. Lu, Arbër Cekaj ka thënë se ai nuk është një “peshk i madh”? A mendoni ju se ai është i tillë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Lu: Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?