FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kokëdhima: Zgjedhjet duhet të shtyhen për në tetor

Kokëdhima : 2016 viti i kanabizimit të Shqipërisë
 
Kokëdhima: Zgjedhjet duhet të shtyhen për në tetor
 
Ish deputeti socialist Koço Kokëdhima, lëshoi deklarata të forta në emisionin “Të Paekspozuarit” te Ylli Rakipi në Neës 24, ku u shpreh se viti 2016 është kanabizimi i Shqipërisë.
 
“Viti 2016 në të gjitha bashkitë e vendit është kanabisi sot, kanabisi nuk është i toleruar, por i kontrolluar, ndryshe nga Lazarati. Policia, ka përqindjen e saj, ishte më mirë Lazarati, pasi ato para qëndronin në Shqipëri, ndërsa sot këto para shkojnë jashtë dhe nuk i shërbejnë vendit.” – u shpreh drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja”.
 
Gjithashtu Kokëdhima u shpreh se zgjedhje pa opozitën, nuk mund të ketë, pasi Shqipëria shkon në destabilizim.
 
“Zgjedhjet do të bëhen në fund të tetorit, do shtyhen, nuk mund të bëhen tani.
Kokëdhima, duhet një qeveri e shumicës  së majtë që i jep besim opozitës.” – shtoi më tej ish deputeti socialist.
 
Kokëdhima i bëri apel PS dhe PD që të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje.
 
“Zgjedhjet duhet të shtyhen, të përgatitet votimi elektronik dhe të hiqet dorë nga zgjedhjet që janë zhvilluar gjatë këtyre viteve në Shqipëri.” – përfundoi Kokëdhima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?