Komisioneri Europian për Zgjerimin, Varhelyi vjen sot në Tiranë. Takim me kryeministrin Rama

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Zyrtari i lartë evropian Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët.

Varhelyi vjen në Tiranë përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në qershor për mbajtjen e tryezës ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut.

Komisioneri do të vizitojë Tiranën në vijimësinë e një turi takimesh në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?