Komisioneri për zgjerim, Varhelyi: Momenti për vendime të përgjegjshme është tani! Ballkani perëndimor duhet të jetë në BE

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi deklaron se momenti për të marrë vendime të përgjegjshme është tani! Ballkani perëndimor duhet të jetë në BE.

Pak orë para nisjes së samitit të BE-së në Bruksel, Varhelyi shkruan se Bullgaria duhet të miratojë propozimin për Maqedoninë e Veriut për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave për të dhe për Shqipërinë.

Ne i bëjmë thirrje Parlamentit dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin dhe në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë”, thuhet në mesazhin në Twitter të Varhelyit.

Swiss Digital Desktop Reklama

EU takes all Bulgarian concerns very seriously and they are now part of the negotiation process. The moment for responsible decisions is now. #WesternBalkans should be part of our #EuropeanUnion. We will be stronger together.

Swiss Digital Mobile Reklama

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 23, 2022

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?