Komunitetet fetare në krah të studentëve: Zëri i mençurisë, i mbështesim
”Një impuls dinjitoz për të ardhmen e shoqërisë”. Përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri, mbështesin kauzën e studentëve të cilët po protestojnë prej 11 ditësh. Duke dalë në mbështetetje të kauzës së studentëve të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve dolën këtë të premte në një deklaratë të përbashkët për mediat duke thënë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe dobiplotë për shoqërinë.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Katolike, përfaqësues të Komunitetit të Bektashinjve janë shprehur se kauza e drejtë e studentëve duhet të përkrahet nga qeveria dhe qytetarët duke dalë dhe duhet gjendur gjuha e përbashkët për të arritur. Kryegjyshi Boterore i Bektashinjve Haxhi Dede baba Edmond Brahimaj vlerëson nismën e studentëve, duke thënë se kërkesta e studentëve janë dobiplota. ”Kërkesat e studentëve dobiplota. Bashkojmë zërin tuaj me tonin dhe lutemi për gjendjen e gjuhës së bashkëpunimit”, ka thënë përfaqësuesi i Kryegjyshatës Botërore të bektashinjeve baba Edmond Brahimaj.
Gjithashtu edhe përfaqësuesi i Vëllazëria Ungjillore, Ylli Doçi është shprehur në mbështetje të kauzës së studentëve duke thënë se zëri i të rinjve është zëri i mençurisë ndaj duhet dëgjuar dhe mbështetur. Ndërkohë edhe përfqësuesi i Komunitetit Mysliman, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra e ka quajtur protestën e studentëve një impuls dinjitoz që e ndihmon shoqërinë dhe dijen të ecë përpara.
“Protesta një impuls dinjitoz. Mirënjohje për rëagimin qytetar të studentëve mbi kërkesat legjitime. Jo më nëpërkëmbje altarit të dijes. Kryeministri të këpusë tentakulat e korrupsionit në auditore. Është ora që zëri kumbues i studentëve të përkthehet në komunikim dhe dialog. Të flitet hapur, sy më sy qeveri student për zgjidhje konkrete”, Ylli Gurra, Myfti i Tiranës. Ndërkohë, edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Henri e kërkesat e studentëve, duke thënë se ata duhet të mbështeten dhe shteti duhet t’i ndihmojë gjithmonë studentet.

KOHA JONË SONDAZH

