Konferenca parlamentare e Këshillit të Evropës, Lindita Nikolla flet “troç”: Vlerat evropiane janë të pagarantuara
Sot, kryeparlamentarja Lindita Nikolla mori fjalën në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në Athinë.
Znj. Nikolla mbajti një fjalë vizionare, inspiruese dhe të drejtpërdrejtë, duke e venë theksin në kontinentin evropian, si kontinenti i asimetrive, dhe më konkretisht në dallimin midis vlerave që qëndrojnë në themel të Këshillit të Evropës dhe qëndrimeve refraktare të disa vendeve anëtare të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Vlerat që mbron e zhvillon organizata e madhe panevropiane, Këshilli i Evropës, janë të pagarantuara, përsa kohë që Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë dyerve të BE dhe Kosova jashtë Këshillit të Evropës! ishte apeli i kryeparlamentares Lindita Nikolla.
“Ndërsa Këshilli i Evropës, Familja evropiane, është zgjeruar në 47 anëtarë, në Shtëpinë evropiane, pra Bashkimin Europian, kanë hyrëderi tani vetëm rreth gjysma e tyre.
E ardhmja e qytetarëve evropianë do të jetë ajo që dëshirojmë e ëndërrojmë, atëherë kur nështëpinë evropiane do të hyjnë të gjithë kombet që përbëjnë familjen evropiane.
Vlerat rreth të cilave, ne kombet evropiane, jemi bashkuar në Këshillin e Europës, nuk mund të jetërsohen nëse politikat e zgjerimit të BE-së do të nisen jo nga meritat, por nga ambicje të tjera, të cilat përfitojnë nga parimi i konsensusit.
Këshilli i Europës do të mbetet i paplotë, derisa të pranojë Kosovën, shtetin më të ri të Europës, nje shtet i ri , i krijuar nga Europa atlantike, bashkë me aleatët strategjjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Asimetria tjetër lidhet me gjendjen e sotme në Bashkimin Europian dhe ngurrimet në hapat e zgjerimit.
Po hyjmë në dekadën e katërt të valës së demokratizimit në kontinent dhe kufijtë gjeografikë e kulturorë të Europës, janë ende larg kufijve politikë të saj, Bashkimit Evropian. Në emër të së ardhmes së përbashkët të qytetarëve të saj, Evropa duhettë afrojë kufijtë politikë me kufijtë e saj gjeografikë.
Një pjesë e kontinentit, që para rënies së Murit të Berlinit quhej Europa Qendrore e Lindore, edhe pse me shpejtësi të ndryshme, u integrua gradualisht në BE. Pjesa që mbeti jashtë, erdhi duke u rrudhur, në fillim Ballkani, dhe sot nënë atë që të gjithë e quajmë Ballkani Perëndimor.
Si kryeparlamentare, por edhe si qytetare e njerit prej këtyre vendeve, dëshiroj të ngre shqetësimin se termi Ballkani Perëndimor, nga një term gjeografik, ka marrë sot një konotacion të qartë politik, disa herë edhe negativist. Dhe kjo ndodh ngaqë politikat e zgjerimit nuk kanë mundur të kapërcejnë dot pengesat e paragjykimet për vendet tona. Ne po mbajmë rradhën para portave të BE-së, e cila duhej të ishte prej kohësh, edhe shtëpia e jone.
Duhet ta kuptojmë të gjithë se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar i Bashkimit Evropian.
Për t’u bindur se kjo situatë është e pamerituar, duhet të mbajmë parasysh kontributin e secilit prej kombeve europianëpër Europën.
Ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë nëse do të do tëkontribuojmë që kontinenti ynë të zbusë këto asimetri.
Të bashkëpunojmë për një kontinent që u takon njëlloj të gjithë banorëve të tij.
Ku termat “Evropa Jug-Lindore” dhe “Ballkani Perëndimor” do t’i takojnë vetëm historisë.
Ku mozaiku etnik e fetar do të jetë një pasuri e jo një burim grindjesh e konfliktesh.
Ku udhëheqësit nuk do të grinden nëse do tëpranojnë apo jo emigrantë apo të përndjekur nga jashtë kontinentit.
Kjo është Evropa që meritojnë qytetarët e saj, qytetarët tanë.”, nënvizoi në fjalën e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Mëngjesin e sotëm, znj. Lindita Nikolla, ishte e ftuar në një mëngjes pune me gratë kryeparlamentare të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, gjatë të cilit u diskutua mbi lidershipin e grave në kohë krizash, si kjo e pandemisë.
70 përqind e anëtareve të kabinetit qeveritar dhe 30 përqind e parlamentit, gra dhe vajza: Përvoja e Shqipërisë tregon se pjesëmarrja e gjerë e grave në lidershipin e vendit rrit efiçencën dhe produktivitetin e qeverisjes.”, ishte mesazhi që znj. Lindita Nikolla përcolli në këtë takim.

KOHA JONË SONDAZH

