Kosova, pjesë e Kartës së Adriatikut, ambasadori serb ikën nga takimi

Një incident diplomatik ka ndodhur ditën e sotme në takimin e Kartës së Adriatikut që po zhvillohet në Tiranë. Në forumin rajonal ku bëjnë pjesë vendet e rajonit, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka kërkuar që në takim të ishte dhe Kosova, si vend vëzhgues, i cili do të bëhet më pas anëtar. Kjo kërkesë e diplomatit shqiptar nuk është pritur mirë nga ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariq, i cili në mënyrë demonstrative është larguar nga takimi.

Kërkesa e Bushatit nuk është pritur mirë dhe nga Bosnje Hercegovina, përfaqësuesi i së cilës e ka refuzuar hyrjen e Kosovës si vend anëtar.  “Unë jam mandatuar për të përfaqësuar interesat e Shqipërisë dhe jo Serbisë. Ne si Shqipëria do të dëshironim gjithpërfshirje dhe bashkëpunim. Samiti konsiderohet paradhomë për përfshirjen e vendeve në NATO dhe garanton bashkëpunim në çështjen e sigurisë në rajon”,- tha Bushati i pyetur lidhur me largimin e ambasadorit serb. 

Karta e Adriatikut përbëhet nga pesw shtete: SHBA, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Serbia dhe Kosova pritet të ishin prezentë si vëzhguese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?