Kotzias: Me Shqipërinë marrëveshja u mbyll para një muaji
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias gjatë një interviste për një televizion grek në Greqi deklaroi se ne Shqipërinë marrëveshja u mbyll para një muaji.
Kotzias theksoi se çdo negociatë ka luhatje, duke shtuar se nuk ka asnjë opinion për të ndarë para përfundimit.
“Për pozitivitetin duhen bërë kompromise, por dypalëshe. Kompromiset, 2 palëshe në favor të të gjithëve. Mirëkuptimi dhe negociatat tona vazhduan 2-2,5 vjet. Gjë që do të thotë që (ata-shqiptaret) u poqën dhe ishte e arsyeshme që në një moment të arrinim në fund të tyre. Dhe unë shpresoj që të arrijmë atje (në përfundim te negociatave).”, tha Kotzias.
Teksa u ndal tek konfliktet me Turqinë, Kotzias tha se Ankaranë po e irriton shumë fakti që Greqia po zgjidh problemet e saj.
“Ata (Turiqa) po i irriton se ne jemi në një dialog dhe po zgjidhim problemet tona. Dhe ndoshta i ka bërë shumë nervozë se po zgjidhim problemet me Shqipërinë dhe shpresoj se do t’i zgjidhim dhe problemet me Shkupin sepse “kafshimi” që ata duan të krijojnë për Greqinë, domethënë, që të mos kemi vetëm probleme në Mesdhe, në Detin Egje dhe të gjithë këtë hark, por gjithashtu të kemi mbi vete dhe probleme (ekstra). Të shohë (Turqia) se ky hark nuk do të mbahet për një kohë të gjatë dhe do t’i bëjë akoma dhe më shumë nervozë. Dhe, siç ju thashë, udhëheqja e Turqisë sot është midis arrogancës, të një ndjenje se ata mund të bëjnë çfarë të duan por edhe të pasigurisë dhe frikës. Dhe duhet që ne të jemi të kujdesshëm sepse nëse do të ballafaqohesh me dikë kur dhe si duhet ta vendosësh ti atë”, shtoi zoti Kotzias.
KOHA JONË SONDAZH

