Krahasimi ofendues i popullit nga Rama, Pampuri: Kërko falje për fjalët e ndyra!
Pas publikimit të një sekuence Video ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bënte një krahasim të papranueshëm për shqiptarët, ka reaguar edhe deputeteja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e cila i kërkon kreut të qeverisë të “kërkojë falje” për fjalët e tij.
“Kërko falje per shprehjen denigruese me të cilen krahasove qytetarët e të drejtën e madhe që ata kanë të të largojnë në mënyrën më të shëmtuar nga karrigia, të cilën ti dhe grupi yt ” i të fortëve” e bleu me para, duke shfrytëzuar varfërinë që ti vetë ia ofrove qytetarëve të këtij vendi. I varfërove, i shkatërrove, i përzure, i përçave , e tani i tall e i shan me shprehjet më të ndyra, si asnjë kryeministër në historinë e Europës e Ballkanit”, shkruan Pampuri.
“Makthi që i shkaktove qytetarëve të këtij vendi gjatë këtyre viteve, do të të kthehet në bumerang”, përfundon shënimi i deputetes demokrate në rrjetin social Facebook.
Më poshtë videoja e Ramës dje në Parlament
KOHA JONË SONDAZH

