Kreu i FRPD, Tahirit: Më kujtove Elvis Roshin…

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, ka komentuar daljen për media të ish-ministrit Tahiri, i cili pretendon pafajësinë duke paraqitur disa dokumente nga gjykata e Catanias.

Në kundërpërgjigje të tij, Këlliçi, ka thënë se pafajësia nuk mbrohet me letra “bakalli”, duke e krahasuar këtë rast me atë ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.

“Pafajesia mbrohet ne gjykate, jo me letra “bakalli”. Dalja e Tahirit sot para medias te kujtonte daljen e Elvis Roshit. Si per Tahirin dhe per Roshin ne letrat e servirura medias, rezultonte se ata ishin te paster. Te gjithe e dine se si vetem pak muaj me pas letrat treguan te kunderten. Jo vetem Roshi kishte disa emra por ishte dhe i denuar per perdhunim ne grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot te njejte gje beri Saimir Tahiri. Ne asnje rresht letra e Tahirit nuk thoshte qe ai nuk i kishte ndihmuar kushurinjte Habilaj ne trafik droge, per te cilen dhe akuzohet, nuk thoshte se makina e tij AA003GB nuk eshte perdorur per trafik droge ndersa ishte e regjistruar ne emrin e tij, nuk thoshte qe Tahiri nuk ka perfituar deri 5 mln euro ne muaj nga trafiku i droges, nuk thoshte qe Tahiri nuk ka marre dhurata te cmuara nga kushurinjte Habilaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Letra e sotme pas se ciles Tahiri u mundua te shfajesohej, nuk ishte as me shum e as me pak se letra me te cilen Elvis Roshi mundohej te na mbushte mendjen se ishte i pafajshem” ka thënë Belind Këlliçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?