Kreu i PD: Vendi qeveriset nga një bandë që grabit

Kryesia dhe deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur dhe në tryezën e diskutimeve është përjashtuar bojkoti i Kuvendit dhe u vendos organizimi i protestave mbarëpopullore kundër Qeverisë. Protestat do të thërritën, sipas opozitës, kundër taksave, kundër grabitjes së shqiptarëve, kundër sundimit nga krimi.

Vendi qeveriset nga një bandë që grabit, vjedh, plaçkit shqiptarët. Kukësi e tregoi më qartë këtë. Thirrje pa kompleks për mosbindje civile. Të bllokojmë rruget, thirrje që të mos paguajnë taksat e rritura, taksa e pronës, e Rrugës së Kombit, e ujit, e dritave”, mësohet të jetë shprehur Lulzim Basha.

Megjithatë, sipas Partisë Demokratike, zgjidhja nuk vjen vetëm nga kërkesat ekonomike, do të kërkohet edhe zgjidhje politike përmes një oferte të re për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këta po veprojnë si në diktaturë. Ne nuk bëhemi më pjesë e këtij teatri. Stabiliteti i krimit në Shqipëri nuk pranohet. Vetëm demokraci”, ka deklaruar Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?