Kreu i PS së Vlorës-Ramës: Kemi 60 veta të partisë pa punë

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora ndau me banorët takimin me kryetarin e PS-së në Vlorë. Duke u ndaluar te fraza se punë ka, por s’ka profesionistë, Rama foli për punësimin, teksa po i afrohemi zgjedhjeve lokale. “Nëse duan punë, 24 veta mund të fillojnë që të hënën. Janë 6 kompani që 24 njerëz të shkojnë të punojnë, në rajonin 1, 2, 3, 4 e 5 të vlorës, pyetja është a do shkojnë ata të punojmë”, tha Rama.

Historia e parë që tregoi Rama

Bëmë pasditen e djeshme mbledhjes e Asamblesë së PS në Vlorë. Çohet një kryetar organizate dhe kërkon punë në shtet për anëtarët e organizatës. I thashë sa ke pa punë. Më dha një shifër vlonjatshe. 60 vetë. Unë i them të 60 anëtarët e organizatës nëse janë të papunë unë do rri këtu dhe nuk iki në Tiranë pa t’i futur në punë, ama në privat. Jo në privat tha, jo se janë të partisë. Për shumë njerëz tanët partia nuk mund t’i lerë te privati njerëzit, epo në shtet nuk ka, në shtet hyjnë njerëz për punët e shtetit, jo kush s’ka punë hyn në shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Historia e dytë

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër. Dua të ma bësh gruan pastruse. Po që nesër, në privat i them. Aaa jo. S’do. Po e dini pse? Sepse fshesën e shtetit mund ta lësh në cep e të pish kafe, kjo është ideja, fshesën e privatit duhet ta tundësh.

Historia e tretë

Ju e dini unë i përgjigjem atyre që më cojnë mesazhe, një prind nga Kukësi me karrierë në PS më thotë po vdes për bukë unë dhe familja ime, i them që nesër në punë por në privat. Ç’është kjo tha? Unë pranoj cdo punë, unë po vdes bashkë me familjen. Ia coj mesazhin zv.ministres që merret me këtë fushë, dhe dje më vjen mesazhi, s’po e lexoj se është për të qeshur e për të qarë. Më shkruan drejtori i zyrës së punës, 4 oferta për punë zotërisë për vete e djalin, sa pa ofertën e parë, tha unë s’kam nevojë më fusni djalin, djali me 8 klasë shkollë i ofruam, kamarier, banakier lavazhier, ngarkim, shkarkim, fizikisht ishte perfekt por e dini ç’tha i ati?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?