Krishtlindja, Basha: Shkodra, margaritari i bashkëjetesës fetare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur sot Shkodrën për të uruar Krishtlindjen për të gjithë shqiptarët, duke e vleresuar qytetin verior margaritar të bashkëjetesës fetare.

“Nga margaritari i respektit dhe i bashkëjetesës fetare për Shqipërinë, Ballkanin, Europën dhe mbarë botën, nga zonja Shkodër dua të uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, të gjithë shqiptarëve; Gëzuar Krishtlindjen, festën e shpresës, dashurisë e të besimt. I vetëdijshëm se kjo festë e madhe i gjen shumë shqiptarë dhe familjet e tyre, ndonëse në ditë feste jo në kushte feste, uroj nga zemra që shpresa që buron nga simbolika e ditës së sotme, të na frymëzojë e të na bëjë optimistë për një të nesërme më të mirë. Gezuar! ”, thekson Basha. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?