Kryemadhi mesazh Ramës dhe shqiptarëve: Pranvera s’ndalet me prishjen e një luleje
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve për të uruar Sulltan Novruzin. Në një kohë që vendi ndodhet në një krizë politike, Kryemadhi përveç urimeve zgjodhi të japë edhe mesazhe të qarta.
Sipas saj, opozita me djegien e mandateve tregoi dashurinë për kombin, ndërsa nuk nguroi t’i japë një tjetër mesazh kryeministrit Rama se opozita nuk do të ndalet kur tha se pranvera nuk mund të ndalet, nëse shkelet një lule.
“Mesazhi im është shumë i thjeshtë, sot është 22 marsi dita e Sulltan Novruzit, është dita e demokracisë njerëzore. Abaz Aliu luftoi për demokracinë njerëzore, ashtu sikurse edhe në 22 mars u vendos pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri. Në këtë ditë kaq të bukur pranvere, kur çelin lule pafundësisht, mund ta shkelësh dhe prishësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën. Në këtë ditë ju uroj gëzuar gjithë shqiptarëve, në veçanti bektashinjtë”,- tha Zonja Kryemadhi.
Në lidhe me thirrjen e Baba Mondit që politika të përmbahet e të jetë më e qetë, Krymadhi shtoi se opozita e tregoi dashurinë për kombin me djegien e madateve.
“Opozita bëri ndarjen përfundimtare të çdo pazari, djegia e mandateve vendosi shinat, kornizat e dialogut. Tregoi që gjërat duhet të vendë edhe njëherë në shtratin Kushtetues. Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija në betejnë e Qetrbelasë. Beteja të tilla janë beteja që kanë kosto, por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë atë që thashë më përpara. Dikur ai solli demokracinë njerëzore, ne duhet të sjellim jetën dhe mirësinë për shqiptarët”,- shtoi ajo.
Prononcimi i plotë
Mesazhi im është shumë i thjeshtë, 22 marsi është dita e Sulltan Novruzit, por është në fakt edhe dita e demokracisë njerëzore sepse Abaz Aliu luftoi për demokraci njerëzore, ashtu edhe sikurse në 22 mars u vendos shumë kohë më përpara pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri.
Kështu që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, ku çelin lulet pafundësisht, mund ta prishësh edhe ta shkelësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën, kështu që në këtë ditë kaq të mrekullueshme, në këtë ditë të ringjalljes të shumë vlerave unë ju uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, bektashinjve shumë më shumë nga të gjithë sepse ata janë ata që e festojnë dhe që e gëzojnë, por edhe të gjithë shqiptarët sepse bashkëjetesa fetare është ajo, e cila i ka bërë shqiptarët popullin më të veçantë. Siç është kjo bashkëjetesë fetare, të jetë dhe bashkëjetesa e shumë vlerave të tjera, të cilat kanë nevojë.
Znj. Kryemadhi Kryegjyshit Botëror i Bektashianëve pati dhe një thirrje dhe për politikanët ku iu kërkohej që të tregoheshit më të përmbajtur dhe më të qetë. A do e merrni në konsideratë këtë thirrje? Edhe dialog mes politikës dhe dashuri për kombin.
Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vendosen dhe një herë në shinat dhe në shtratin kushtetues.
Tashmë, dhe diçka tjetër mund t’iu them përsa i përket bektashizmit, Abaz Aliu u vra nga Jeziti dhe Mavija të cilët në betejën e Qeberlasë kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë ata që thashë dhe pak më përpara dikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore dhe ne duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët.
Si e komentoni deklaratën e Presidentit Meta për të lënë mandatin?
Më falni, e para njëherë sot është ditë feste mendoj që mjaft për sot mos i merrni të gjitha që sot, ka ditë të tjera.
Nesër Erion Veliaj çel fushatën për një mandat të dytë, a do të ketë një qëndrim nga opozita?
I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Novruzi, nesër flasim për Erionin dhe ça ka mbrapa Erionit. Gjithë të mirat dhe gëzuar!
KOHA JONË SONDAZH

