Kryemadhi: Mosbindje qytetare kundër Edi Ramës
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi pas mbledhjes së partive opozitare se mosbindja qytetarë është refuzimi që shqiptarët do t’u bëjnë taksave të Edi Ramës.
“Mobindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Mosbindja qytetare është shumë e thjeshtë, të heqin shqiptarët litarin që u ka hedhur në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mosbindje qytetare do të thotë të ndihesh shqiptar, të ndihesh qytetarë dhe do të thotë ti thuash: Ik Edi Ramës, se boll ja more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur, që çdo ditë e më shumë po vuan dhe më shumë”,- tha Monika Kryemadhi.
Prononcimi i plotë i Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim
Mobindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Mosbindja qytetare është shumë e thjeshtë, të heqin shqiptarët litarin që u ka hedhur në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mosbindje qytetare do të thotë të ndihesh shqiptar, të ndihesh qytetarë dhe do të thotë ti thuash: Ik Edi Ramës, se boll ja more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur, që çdo ditë e më shumë po vuan dhe më shumë. Ju bëj thirrje të gjithë ju mediave, të gjithë ju gazetarëve që të bëheni pjesë e kësaj mosbindje qytetare, sepse pagat tuaja të vogla janë si rrjedhojë e uzurpimit dhe e vjedhjes që çdo ditë i bën Edi Rama. Duke ju mbyllur gojën gazetarëve, politikanavë dhe qytetarëve, Edi Rama çdo ditë e më shumë po instalon diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjes, diktaturën e drogës. Prandaj ju bëj thirrje, mos ndaloni çdo ditë, bëhuni misionarë të atyre qytetarëve, bëhuni misionar të atyre 23 të burgosurve, të cilët janë sot heronjtë e Shqipërisë dhe janë mësim dhe për ne opozitën. I falenderoj me zemër në emër të të gjithë grave dhe nënave shqiptare, që do të jenë nesër në dyert e gjykatës, ku do ku ta bëj gjyqin Edi Ramës, në Kukës apo në Tiranë, gratë dhe vajzat shqiptare do të jenë në përkrahje të atyre burrave që I dhanë dinjitet shqiptarëve, i dhanë dinjitet këtij populli, që Edi Rama me një fjalor rrugaçi I fyeu në mënyrën më vulgare.
KOHA JONË SONDAZH

