Kryemadhi në Allkaj të Lushnjes, prezanton Alma Malian: Duhet të kthejmë vëmendjen nga bujqësia
Këtë të enjte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidaten për deputete në Lushnje, e cila është Alma Malia, për të cilën tha se ajo është nënë e dy djemve, por edhe një nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë, të cilat janë shkolluar jashtë shtetit, dhe që ka bërë doktoraturën në Itali për Shkenca Politike.
”Ka pasur një karrierë profesionale dhe akademike të jashtëzakonshme, por prandaj ndihem e nderuar dhe e respektuar që ajo pranoi të vendosë emrin e saj në listën tonë, për shkak të gjithë këtyre angazhimeve, titujve dhe gradave për të kontribuar dhe për të përfaqësuar Bashkinë e Lushnjes”,-tha Kryemadhi.
Nga ana tjetër, Kryemadhi se duhet që të kthejmë vëmendjen tek bujqësia, pasi 52 % e popullsisë shqiptare jeton me bujqësi, jetojnë, punojnë dhe ushqehen me tokën.
”Të mos harrojmë që prodhimet vendase janë prodhimet më të mira, por me prodhimet tona ne nuk plotësojmë dot as 30 për qind të nevojave për ushqim që ka sot vendi. Dhe të gjithë importojmë dhe duke importuar ne krijojmë një hapësirë të madhe midis fermerit shqiptar, i cili nuk e shet dot prodhimin e tij dhe e hedh në kanal, dhe midis konsumatorit shqiptar, i cili kërkon prodhime vendase dhe bio”.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit
[11:00, 25/03/2021] +355 69 428 9809: Në fakt partitë politike shumicën e rasteve fokusohen tek mitingjet e mëdha, televizionet e mëdha për të bërë propagandë por ne kemi ndjekur një metodologji tjetër duke shkuar shtëpi më shtëpi, fshat më fshat dhe sot ne jemi këtu në Toshkëz të Njësisë Administrative Allkaj, Bashkia Lushnje dhe të gjithë njerëzit që mund të na shikojnë tani nëpërmjet televizionit mund të thonë: Po këto ç ‘duan atje? Në fakt unë me Almën njihemi prej shumë kohësh, pavarësisht bindjeve tona politike. Alma jo vetëm që ka qenë pjesë e jetës sonë shoqërore, miqësore, por ka qenë edhe pjesë e ndihmës që i ka dhënë LSI-së në të gjithë Bashkinë e Lushnjes.
Njerëzit do thonë: Kush është kjo grua? Alma është nënë e dy djemve të mrekullueshëm, por është edhe një nga gratë dhe vajzat e Shqipërisë, të cilat janë shkolluar jashtë shtetit, kanë bërë doktoraturat në Itali për Shkenca Politike, edhe pse Alma është e fokusuar tërësisht në një aspekt tjetër. Ajo ka pasur një karrierë profesionale dhe akademike të jashtëzakonshme, por prandaj ndihem e nderuar dhe e respektuar që ajo pranoi të vendosë emrin e saj në listën tonë, për shkak të gjithë këtyre angazhimeve, titujve dhe gradave për të kontribuar dhe për të përfaqësuar Bashkinë e Lushnjes.
Ne në fakt në Bashkinë e Lushnjes kemi dy kandidatë, kemi Almën dhe Norin, por do ta përfaqësoj edhe vetëm bashkë me ju. Do jemi tre musketierët e të gjithë kësaj beteje të madhe që kemi përpara, sepse Bashkia e Lushnjes jo se nuk kishte djem dhe vajza të tjera, por ne kemi marrë një sfidë bashkë me gjithë ekipin drejtues për të pasur një rezultat të jashtëzakonshëm, për shkak të asaj që ne do të përfaqësojmë dhe do të marrim përsipër. Teksa vija rrugës dhe po bisedonim, është shumë kollaj të flasim për programet dhe politikat që kanë të bëjnë me qytetet e mëdha, me asfaltin, me ndërtimet, por këtu në Komunën e Allkajt por edhe në të gjitha komunat e Bashkisë Lushnje dhe Divjakë, ka problematika pa fund që kanë të bëjnë me jetën e fermerit, dhe me jetën tuaj në toka, në sera, në prodhimet tuaja.
Mesa di, këtu jetoni me vreshta dhe breshëri ju ka dëmtuar pa masë, ndërkohë që rimbursimi nga qeveria ka qenë zero. Dëgjojmë për çmimin e naftës dhe për rimbursimin dhe ju nuk keni arritur dot ti përfitoni ato. Sepse mund të kushtojnë letrat dhe dokumentet për ti gjëmuar dhe plotësuar sesa fatura financiare që merr për të marrë naftën.
Nga ana tjetër të mos flasim për mungesën e krijimit të tregut për shitjen e prodhimit të fermerëve. Të mos flasim më për infrastrukturën, për ndihmën që duhet të japë Drejtoria e Bujqësisë, që ju e dini shumë mirë që kjo drejtori nuk ekziston më këtu, por ekziston në qarqe të tjera, sepse janë bërë me qarqe rajonale, dhe në vend që të krijohet një drejtori përkatëse me specialistë, të cilët ndihmojmë fermerin, mbushen me militantë partiakë.
Ajo që unë dua të theksoj është se, nëse ne nuk do të kthejmë vëmendjen tek bujqësia, pasi kujtojmë që 52 për qind e popullsisë shqiptare jeton me bujqësi, jetojnë, punojnë dhe ushqehen me tokën. Të mos harrojmë që prodhimet vendase janë prodhimet më të mira, por me prodhimet tona ne nuk plotësojmë dot as 30 për qind të nevojave për ushqim që ka sot vendi. Dhe të gjithë importojmë dhe duke importuar ne krijojmë një hapësirë të madhe midis fermerit shqiptar, i cili nuk e shet dot prodhimin e tij dhe e hedh në kanal, dhe midis konsumatorit shqiptar, i cili kërkon prodhime vendase dhe bio.
KOHA JONË SONDAZH

