FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Hapja e negociatave me BE, objektivi kryesor, sepse garanton Shqipërinë Europiane

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u kërkoi anëtarëve të LSI-së në takimin e zhvilluar me LSI Lushnje që të lënë kartat e anëtarësisë, të lënë flamujt e partive, të marrin flamurin kombëtar dhe t’i bashkohen ditën e hënë protestës së studentëve.

Kryemadhi foli dhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për të cilat tha se ky është dhe objektivi kryesor, pasi sipas kryetares së LSI-së hapja e negociatave do tu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane.

“Objektivi kryesor i Shqipërisë sot janë hapja e negociatave për Bashkimin Europian. Sepse vetëm hapja e negociatave do t’iu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane, një Reformë në Drejtësi të barabartë, një sistem ekonomik të barabartë,  një fuqi të barabartë për të gjithë, një arsim të barabartë për të gjithë, një shëndetësi të barabartë për të gjithë. Hapja e negociatave është objektivi kryesor, sepse pa negociata Edi Rama mund të bëjë si të dojë me shqiptarët dhe me Shqipërinë, ashtu siç ka bërë në këto vite”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?