Kryemadhi: Rama i ktheu të rinjtë shqiptarë si nënë Ferideja. Projekti 1 miliard euro, si skemë parash të pista
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar sot në një intervistë për “IN TV” qëndrimin e Edi Ramës për Saimir Tahirit.
Kryetarja e LSI-së tha se Rama po ndjek skemën e mbrojtjes që shpalli para 4 ditësh. “Rama është peng i Saimir Tahirit. E shiti për të thënë që unë nuk mbaj përgjegjësi për vete. Ndërkohë që po e mbron me mënyra të tjera.
“Kryeministri Edi Rama e ka filluar taktikisht kanabizimin e Shqipërisë që në me takimin e nënë Ferideja e famshme, e cila ishte një plakë që mbillte hashash dhe Rama në atë kohë i premtoi se do ta lironte. Atëherë Rama ishte thjeshtë kryetar i PS”,- u shpreh Kryemadhi.
Për Monika Kryemadhin zërat se paratë e pista janë pastruar në ndërtim nuk janë pa bazë. Kryetarja e LSI shpreh hapur dyshimet se dhe projekti 1 miliard euro i Ramës është një skemë parash të pista.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1416170301829041/
KOHA JONË SONDAZH

