Kryemadhi: Tahiri ka qenë skenarist dhe regjisor i çështjes “Doshi”
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për “Fax News” ka komentuar zhvillimet e fundit për çështjen “Tahiri”.
Drejtuesja e LSI u shpreh se Tahiri është pjesë e kupolës që organizoi gjithë kanabizimin e vendit, por nuk është i vetmi.
Kryemadhi u shpreh se Tahiri edhe gjatë drejtimit të ministrisë së Brendshme ka treguar njëanshmëri dhe shkelje ligji flagrante. Ajo risolli në vëmendjen çështjen “Doshi”, duke e akuzuar Tahirin si skenarist dhe ideator të atij skenari.
Pyetje: Tahiri i konsideron z. Meta si armik personal. Pse ndodh kjo?
Kryemadhi: Për këtë mund të pyesni z. Meta. Megjithatë, unë mund të them që z. Tahiri ka qenë një nga skenaristët e çështjes “Doshi”. Së bashku me Edi Ramën kanë qenë regjisorët e krijimit të asaj skeme monstruoze. Pastaj edhe çështje të tjera. Ata fokusonin LSI-në në probleme tjera dhe ndërkohë krijonin dhe zgjeronin falangat e krimit të organizuar në çdo cep të Shqipërisë. Ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se, po të kthehemi pas në kohë dhe të shohim gjithë historikun e pas zgjedhjeve të 2013-s, në atë kohë do të fillonte mbjellja e kanabisit dhe fuqizimi i bandave të vogla, të cilat filluan të zgjeroheshin dhe të bëheshin shumë të mëdha, duke filluar të kontrollonin territore të caktuara.
VIDEO E INTERVISTËS
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1417439048368833/
KOHA JONË SONDAZH

