FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi takim me gjimnazistët në Tiranë: LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me një grup gjimnazistësh në Tiranë. Me të rinjtë, kryetarja e LSI ka diskutuar për problemet me të cilat përballet sot rinia, si dhe ka shpjeguar pikat e programit të LSI për rininë.

“Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Sinan Tafaj’. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët. Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë. Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin. Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket! Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë”, shkruan në Facebook Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?