FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri: As për Berishën nuk do pranonim arrestimin nëse…

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka hetim ndërkombëtar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por vetëm një hetim të Brendshëm. Në emisionin “360 gradë”, Rama ka folur në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, duke u shprehur se nuk kishte prova për akuzat.

Ai tha se është drejtësia që duhet të flasë për çështjen, ndërsa u shpreh se “as për Berishën nuk do pranonim arrestimin, nëse do kishte prova të tilla si ato që sollën për Tahirin.

“Unë di që ish-ministri i Brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali. Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj t’i besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?