Kryeministri: Emigrantët të vijnë të investojnë në Shqipëri
Edi Rama tha sot nga Voskopoja se “Është e padiskutueshme që këto investime do të mund të kthejnë mbrapsht fitim shumë më tepër sesa çfarë mund të fitohet sot në Greqi apo Itali”, deklaroi kreu i qeverisë.
Këtë të shtunë kreu i qeverisë ka qenë në Voskopojë për të prezantuar nisëmn e re për promovimin e produkteve shqiptare.
“Edhe në këtë fshat do të ketë investime. Kemi ngritur një grup pune për këtë program. Janë bërë bashkë të gjitha agjensitë shtetërore që lidhen me zhvillimin e territorit edhe ministritë e linjës. Është ngritur një bërthamë e akademisë së 100 fshatrave, ku do bashkëpunojmë me fakultete të ndryshme të artiktekturës dhe të tjera struktura universitare.
Kemi të ftuar të gjithë kryetarët e bashkive. Fshatrat janë me potencial, çdo bashki ka të tillë. Të tjerë fshatra do t’i bashkohen listës. Ka një dallim sesi jemi sjellë deri dje me zhvillimin rural. Aq sa na mban takati, mund të rezultojë një shifër miliarda euro, por mund të arrijmë të bëjmë aq sat ë prekim nervin e zhvillimit. Voskopoja nuk është rastësi, është bërë vetë. Deri para 3-4 vitesh s’ka patur qasje për t’u bërë fshat me potencial, por vetë banorët ia dolën duke ofruar shërbime.”-tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

