Kryeministri: Nuk do hiqen nga puna ata që punojnë në sportele, por nuk do ketë më përballë qytetarët
Me dixhitalizimin dhe heqjen e sporteleve të shërbimit, kryeministri Rama njofton se asnjë prej qytetarëve të këtyre shërbimeve nuk do të largohet nga puna.
Kreu i qeverisë tha gjatë një aktiviteti informues për shërbimet online se këta punonjës të administratës, nuk do të punojnë me qytetarët, por do të plotësojnë dosjet dhe adresojnë aplikimet e tyre online.
“Ky është një ndryshim kolosal. Shqipëria ka shkuar në vendin e 17 për shërbimet dixhitale dhe pas nesh janë vende shumë më të zhvilluara se ne. Jemi në një fazë ku përmbyllim një pjesë të konsiderueshme të revolucionit dixhital dhe i japim një shtytje larg korrupsionit në shërbim, bakshishit dhe ryshfetit. Nuk do iki njeri nga puna, por do bëjnë punë tjetër. Në vend të marrjes në pyetje të qytetarëve, do merren me plotësimin e dosjeve online të qytetarëve. Nëse për të marrë një dokument x, duhen edhe 5 dokumente të tjera që deri dje ishte i detyruar t’i merrte qytetari, pas datës 1 maj të gjitha do garantohen nga sistemi. Çdo kush që sot punon në sportel nuk do ketë më përballë qytetarët, pro kompjuterin dhe qytetarët do jenë aty vetëm në formën e aplikimeve. Qytetari do e marrë përgjigjen po online“, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

