
Kryeministri Rama ka postuar këtë të hënë herët një status: “MIRËMËNGJES dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks i 31 km që lidh dy hidrocentralet duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”.