“Ku është peshku i madh”? Kë po pyet Donald Lu?
Me ironinë e 1 prillit, që njihet si dita e Gjënjeshtrave, Ambasada Amerikane në Tiranë ka zgjedhur një karikaturë me jo pak domethënie.
Në karikaturën e shpërndarë nga ambasada përmes rrjeteve sociale, shfaqet karakteri lehtësisht i dallueshëm i ambasadorit Donald Lu në një tezgë ku shiten peshq.
“Ku është peshku i madh?”, pyet ai. “Gëzuar 1 prillin!”, është përgjigjja që merr.
Por, nëse ambasadori është lehtësisht i dallueshëm pyetja që ngrihet me të drejtë është se kush është “peshkatari” të cilit ai i drejtohet?
KOHA JONË SONDAZH

