Kush e merr mandatin e Eduard Halimit? KQZ vendos nesër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë të hënën mbi mandatin e lënë prej deputetit të Partisë Demokratike Eduard Halimi.
Burimet kanë bërë të ditur se anëtarët do të diskutojnë mbi kërkesat e dy kandidateve të listë, Juvina Jani dhe Monika Qosja, të cilat mësohet se refuzojnë të marrin mandatin.
Ndryshe nga rastet e mëparshme, shkresa e tyre duket se do të rikthejë debatet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi në parim dorëzimi i mandatit realizohet pasi të merret. Teksa dy kandidatet në shkresën e tyre mësohet se shprehin refuzim për të marrë mandatin e deputetit.
Në listën e PD për Beratin, pas Halimit i dyti në rradhë është Aatrit Veliaj dhe i treti Lefter Maliqi i cili tashmë duket se ka kaluar me PS, por për shkak të përcaktimit të kuotave gjinore, mandati i lënë prej Halimit i kalon Juvina Janit, e në rast se edhe ajo e refuzon është Monika Qosja që duhet të ketë të drejtën.
Por të dy kandidatet ditën e deklaratës së Halimit u shprehën se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e parlamentit shqiptar duke paraqitur arsye personale.
Teksa KQZ tashmë do të duhet të vendosë, nëse do të pranojë kërkesat për refuzimin e mandatit, duke ia dhënë atë Asrit Veliaj, apo do të refuzojë kërkesën e tyre për të pritur më pas nëse e dorëzojnë mandatin e deputetes.
KOHA JONË SONDAZH

