FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajla Përnaska kundër Këlliçit për urbanët falas: Nuk ka asgjë falas në kapitalizëm, transporti çështje komplekse

Lajla Përnaska, kandidate e PDIU për Bashkinë e Tiranës, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli ndër të tjera edhe për premtimin e njërit prej kundërshtarëve të saj në garë, Belind Këlliçit, për transport publik falas.

Përnaska tha se nuk beson që në kapitalizëm të ketë shërbime falas, ndërkohë që çështjen e transportit publik e quajti “komplekse”.

“Në konceptin tim të ekonomisë së tregut, i besoj faktit që në kapitalizëm asgjë nuk është falas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më kujtohet premtimi i ramës, për shëndetësi falas. Edhe ai shërbim merr nga taksa, nuk ka asgjë falas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uroj që Jëllici të ketë bërë studim të mirëfilltë. Kam folur me specialistë dhe cështja e transportit është shumë komplekse.

Në bazë të kësaj, studimit dhe planifikimit, se sim und të realizohet transporti publik, atëherë del në konkluzione konkrete dhe realiste”, deklaroi Përnaska.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?