FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largimi i Blushit, Ndreu: Nuk e kemi parë si armik, në PD ka kërcitur druri

“Është vendimi i atij e gjykon ai vete. Nuk do kisha dëshirë që Blushi të ikte dhe megjithëse nuk e kam përvojën e Blushit do kisha dëshirë që ai të te ishte pjesë e PS dhe të jepte mendimet e tij edhe pse kundër.

Ai ka diskutuar lirshëm dhe nuk e kemi parë si armik. Ai ka ambiciet e veta dhe ndoshta nuk e gjen veten tek partia socialiste”.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu në një intervistë për Report Tv. Megjithatë Ndreu u shpreh se “Ndryshe nga Partia Demokratike ku kërciste druri, në PS ka demokraci të brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje kemi rrëzuar edhe projektligji të qeverisë në komisione të ndryshme parlamentare, pasi nuk ka opozitë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti u ndal edhe te Asambleja që u zhvillua sot, ku u miratuan disa projektvendime. “Partia Socialiste është organizatë e madhe edhe pavarësisht kësaj ka defektet e veta. Por po qeveris me reforma që po sjellin ndryshim rrënjësor.

Partia socialiste është ajo që ngjall më shumë shpresë dhe besim tek të gjithë ne”tha ai.

Ndreu ka komentuar edhe situatën ne luftën kundër drogës duke akuzuar Partinë Demokratike se ka ngritur një furtunë në gotë.

“Situata është problematike, por jo e rëndë, policia po bën përpjekje. Fenomeni ka qenë edhe më parë, nuk doli tani, policia po e lufton” përfundoi deputeti i PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?