FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largimi i Merkel nga drejtimi i CDU, Balla: “Mbështetëse e fuqishme e aspiratës europine të Shqipërisë”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel e cila u largua nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh, ndër të cilat 13 vite e në vazhdim mban postin e Kancelares së Gjermanisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se shqiptarët i janë mirënjohës zonjës Merkel, si kancelarja që inicijoi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Ballës, Agela Merkel mbështet fuqimisht aspiratën e Shqipërisë për integrim Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“DANKE ANGELA MERKEL
Angela Merkel largohet nga drejtimi i CDU pas 18 vitesh, ndër të cilat 13 vite e në vazhdim Kancelare e Gjermanisë. Prej sot drejtimin e CDU e mori Annegret Kramp-Karrenbauer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne shqiptarët i jemi mirënjohës zonjës Merkel si kancelarja që inicijoi në vitin 2014 Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që mbështet fuqimisht aspiratën tonë për integrim Europian.??????”, shkruan Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?